Shqipëria fillon aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID

1 Nëntor 2021 | 12:11

Personat mbi 60 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Rekomandimi i Komiteti Teknik të Ekspertëve nis aplikimin këtë të hënë, teksa do të vaksinohen për herë të parë edhe grupmoshat mbi 16 vjeç.

Ndërkohë, fëmijët mbi 12 vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri.

Një hulumtim i New England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Qeveria e Shqipërise pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026