Selami Xhepa: Kriza e çmimeve mund të sjellë skenarin ekonomik më të zi që nga vitet ’80

1 Nëntor 2021 | 21:15

Selami Xhepa, president i Universitet Evropian të Tiranës thotë se buxheti i vitit 2022 ka parashikime shumë optimiste për të ardhurat. Sipas tij, qeveria duhet të ishte treguar më e matur në një kohë kur jemi ende në një vit jo normal pasi pandemia e COVID-19 ende nuk është larguar.

Ekonomisti i njohur theksoi se “në kushte e këtyre pasigurive qeveria duhet të kishte ecur me frena dore” dhe duhet të kishte rritur fondet për ndihmën ekonomike në një kohë kur po përballemi me një krizë të rritjes së çmimeve.

Z. Xhepa gjatë emisionit “Now” tha se rritja e ndihmës ekonomike është e domosdoshme në një kohë kur po përballemi me krizën e çmimeve dhe që nëse do të shoqërohet me rritje të lartë të inflacionit mund të sjellë dhe rritje të interesit për borxhet, gjë e cila do të shkaktonte katastrofë ekonomike.

“Viti 2022 nuk mund të konsiderohet një vit normal me shkallën e rreziqeve që janë të përfshira, flas në planin global. Pandemia është ende e pa sigurt dhe në tregjet botërore po shkakton destabilitet dhe mund të ketë pasoja serioze. Kriza e çmimeve nëse do të shkojë realisht siç ka shumë gjasa dhe dyshime midis akademikëve por edhe bankat qendrore, që mund të përkthehet me një normë të lartë inflacioni dhe mund të detyrojë bankat qendrore që të rrisin normat e interesit kjo pastaj mund të shkaktojë një katastrofë dhe do të ishte skenari ekonomik më i zi që nga vitet ’80. Shpenzimet për ndihmën ekonomike janë të rënie që do të thotë se agjenda sociale është rënduar për shkak të uljes së fuqisë blerëse dhe politika kompensuese nga qeveria nuk ka”, deklaroi z. Xhepa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026