Britania ultimatum Francës: Tërhiqni kërcënimet për peshkimin, ndryshe do reagojmë

2 Nëntor 2021 | 09:26

Britania i dha Francës 48 orë ditën e hënë për t’u tërhequr nga përplasja mbi peshkimin që kërcënon të përshkallëzohet dhe të kthehet në një përplasje tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të Evropës.

Grindjet post-Brexit për peshkimin kulmuan të mërkurën e kaluar kur pala franceze sekuestroi një anije britanike në ujërat e saj territoriale, në afërsi të lokalitetit Le Havre.

Gjithashtu, Parisi ka kërcënuar me sanksione duke nisur nga 2 nëntori, që mund të çojnë edhe në bllokimin e tregtisë përmes kanalit të La Manshit.

Mes masave të paralajmëruara përfshihen rritja e kontrollit kufitar, intensifikimi i verifikimeve sanitare dhe ndalimi i anijeve britanike të ankorojnë në portet franceze.

Por duke reaguar ditën e hënë, ministrja e Jashtme britanike Liz Truss deklaroi se kërcënimet e Parisit zyrtar janë tërësisht të paarsyeshme. Ajo tha se Franca duhet t’i tërheqë menjëherë këto kërcënime, në të kundërt Londra do të përdorë mekanizmat e marrëveshjes tregtare me BE-në.

“Franca ka bërë kërcënime të papranueshme, së pari ndaj peshkatarëve tanë, por edhe ndaj ishujve të Kanalit, me ndërprerjen e furnizimit me energji. Ata duhet t’i tërheqin këto kërcënime. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do të përdorim mekanizmin e rezolutës për kontestet të cilën e miratuam kur nënshkruam marrëveshjen me BE-në”, tha Liz Truss, ministre e Jashtme e Britanisë.

E pyetur se sa kohë do t’i jepet Francës për t’u tërhequr, shefja e diplomacisë britanike tha se çështja duhet të zgjidhet brenda 48 orëve të ardhshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026