Rama në COP-26: Mbani premtimet për mbështetje për krizën energjetike

2 Nëntor 2021 | 18:03

Nga Glasgou, kryeministri Edi Rama kërkoi nga liderët e shteteve me ekonomitë më të mëdha që të mbajnë premtimet për financim për krizën e energjisë elektrike.

“Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund”, tha kryeministri i Shqipërisë,

Në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike, kreu i qeverisë deklaroi se është krenar që Shqipëria nuk është vend ndotës dhe që prodhimi i energjisë mbështetet te burimet e ripërtërishme.

Liderët e vendeve me ekonomitë më të mëdha dhe me emetimet më të larta të karbonit u janë mbledhur në Samitin për Klimën COP-26, që nisi punimet në Glasgou të hënën.

Ata u zotuan se do të veprojnë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së klimës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026