Grida Duma: PD gati të hyjë në zgjedhjet vendore

2 Nëntor 2021 | 21:12

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte rrjedhojë e radiklazimit që vinte që nga djegia e mandateve.

“Kam bindje e plotë që u kondicionua nga rrjedhoja radikale ku ishim. Që do të thotë nuk mund të ishim më forca politike që të tërhiqeshim në mes”, tha znj. Duma.

Deputetja e PD gjatë intervistës ë emisionin “Now” nënvizoi se opozita ka paguar kosto për sjelljen radikale gjatë mandatit të kaluar të shumicës socialiste.

“Ne vijmë me të gjithë përgjegjësitë që kemi rrugëtuar deri këtu. Si e tillë nuk mund të them ishte e mirë apo e keqe. Ishte me kosto, por ishin kushtëzime të një rrethane që vinte nga një tjetër rrethanë”, deklaroi ajo.

Sipas znj. Duma, PD është e gatshme për zgjedhje të pjesëshme lokale pavarësisht krizës së brendshme që po kalon

“Nuk ka asnjë individ dhe asnjë demokrat të vërtetë që në momentin e krizës total nuk do të dijë të bashkohet aty ku duhet dhe në momentin e zgjedhjeve nuk do të dijë të jetë luftarak në betejë dhe sfidë”, tha ajo.

E pyetur nëse i druhet faktit që kryeministri Rama do të tentojë sërish të përdorë pushtetin për të fituar, znj. Duma tha se ata nuk presin që të reflektojë por do t’ia heqin këtë mundësi nga dora.

“Nuk ka shanse Rama që të mos e përsërisë. nëse do të shkonim me logjikë nprit se Rama do të reflektojë do të ishte e paimagjinueshme për ne. Ne nëpërmjet bashkëpunimit me partnerët strategjikë do të arrijmë që të rrisim ndëshkueshmërinë e para të krimit dhe parave shtetërore”, përfundoi znj. Duma.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026