Kërkoi para për ekstradimin e të burgosurit, avokati apelon vendimin e GJKKO-së

3 Nëntor 2021 | 10:18

Avokati Lavdosh Shehu, që akuzohet se ndërhyri tek zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë për kryer ekstradimin e një të burgosuri, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e la në qeli.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Shehu kërkon ndryshimin e masës nga ‘arrest me burg’ në garanci pasurore.

Sipas mbrojtësit, Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar sipas të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni, i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në ministrinë e Drejtësisë, ku të gjitha komunikimet i ka kryer nëpërmjet e-mailit.

Sa i përket shumës së parave prej  5000 mijë eurosh që Shehu i ka marrë Shqipe Hysenit, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh.

Ndërsa për 4100 euro, ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026