Ministri Çuçi kërkon hetim nga SPAK për deklaratën e Bashës në Kuvend

3 Nëntor 2021 | 12:46

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka depozituar një kërkesë në SPAK për të hetuar rreth një deklarate të kryedemokratit Lulzim Basha, të bërë disa ditë më parë në Kuvend, mëson Euronews Albania.

Burime nga Prokuroria e Posaçme konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratën, ku Basha tha se një bos kokaine në Shqipëri ka rezervuar një kat banimi në një prej kullave më të larta që ndërtohet në Tiranë.

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cenon besimin e publikut tek institucionet tona. Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”, thuhet në kërkesën e Çuçit.

Ndërkohë, Basha deklaroi pak ditë më parë në Kuvend: “Kjo babëzi nuk iu pengoi, që ndërkohë që COVID ju paska penguar të ndërtonit shtëpitë, të ngrinit kullën 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bos të narkotikës, bosët kokainës, siç e di ti fare mirë, siç e di dhe unë nga partnerët tanë ‘ti duhet ta dije nga policia jote, ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati, tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri, të cilën COVID-i nuk e ndaloi”.

Deri më tani kreu i PD-së nuk ka depozituar një padi në SPAK, por nga ana tjetër Euronews Albania mëson se Prokuroria e Posaçme ka filluar verifikimet për deklaratën e bërë nga Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026