“30% e qytetarëve kanë paguar ryshfet”, studiuesit analizojnë faktorët nxitës të korrupsionit
Studiues dhe pedagogë të ftuar në studion e “Barometri” diskutuan mbi sondazhin e fundit që tregon se gati 30% e qytetarëve pranojnë se kanë dhënë ryshfet gjatë vitit të fundit.
Julian Bejko, pedagog në Departamentin e Sociologjisë shprehet se korrupsioni ka rënë të thella që nga komunizmi kur në mungesë të parasë kjo bëhej përmes mallit apo favoreve.
Ai shtoi se shpeshherë korrupsioni në nivel të ulët bëhet për të marrë diçka që u takon ndryshe nga se ndodh në nivel të lartë ku paguhet për të marrë diçka që nuk u takon.
Blerta Bodinaku, pedagoge thotë se korrupsioni është një “rrugë e tërthortë” për të arritur atë që kërkon dhe pjesë e mendësisë së nënshtruar përballë autoritetit.
Korrupsioni është tipar dhe karakteristikë dhe simptomë patologjike e shoqërisë shqiptare.
Znj. Bodinaku shtoi se njerëzit nuk reagojnë pasi nuk kanë besim se do të ketë rezultat pasi kanë humbur besimin deri në nivel “paranojak”.
Endrit Yzeiri, ekonomist thotë se Britania e Madhe ka nisur reformat për të luftuar korrupsionin që prej viteve 1800 për të arritur sot në nivel 0 në korrupsionin e nivelit të ulët.
Blendi Çeka, pedagog, shprehet se niveli real i korrupsionit mund të jetë edhe më i lartë pasi kur vjen puna për ta raportuar të gjithë e largojnë larg rrethit të afërt të tyre dhe nuk e pranojnë se kanë paguar.
Redi Shehu, studiues, tha se perceptimi për korrupsionit është se ai është një fenomen i përhapur masivisht.
Sipas tij çështja është piramidale, korrupsioni i vogël nuk mund të ekzistoj nëse nuk ka korrupsioni në kupolë.
“Korrupsioni është mungesë e autoritet në raport në marrëdhëniet me qytetarin. Autoritet mungojnë pasi punonjësit e institucioneve janë persona të punësuar politikisht”, tha Shehu.
Dimitris Mavros, drejtor i MRB kur 30% e njerëzve guxojnë të thonë se kanë paguar ryshfet kjo tregon se përqindja e vërtetë është më e lartë.
Lutfi Dervishi, gazetar, thotë se nuk ka vaksinë kundër korrupsionit dhe problemi është tek topitja e shoqërisë dhe është ngulitur ideja se këtu nuk ndryshon asgjë.
“Shqipëria nuk ka inventar për dënimin shembullor të korrupsionit. Jemi i vetmi vend që nuk bëjmë dot zgjedhje dhe aty nis gjithçka”, tha Dervishi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane