Open Balkan, nismë e pakonsoliduar, thotë eksperti i ekonomisë

5 Nëntor 2021 | 07:40

“Nisma Open Balkan është ende e pakonsoliduar me një marrëveshje të qartë dhe lë vend edhe për spekulime të ndryshme”. Kështu u shpreh për Euronews Albania eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko.

“Është ende një dëshirë, jemi në nivel të takimeve politike apo të biznesit, por jo në një marrëveshje të njohur ndërkombëtare”, tha eksperti.

Z. Ciko nënvizoi se deri tani është e vështirë të flasësh për të humbur dhe të fituar, por koha ka treguar se ka pasur edhe biznese shqiptare që kanë arritur të eksportojnë produktet janë vendit.

Teksa komentoi nismën, eksperti shtoi se asnjë shtet i rajonit nuk duhet të jetë i përjashtuar nga Open Balkan.

“Tentativa për ta përfshirë Malin e Zi në këtë marrëveshje e lë realisht Kosovën në një ishull brenda rajonit”, tha eksperti, teksa theksoi se Shqipëria ka përgjegjësinë që të mos cenohen interesat e Kosovës.

Z. Ciko deklaroi se Serbia e njeh si partnere tregtare Kosovën, të përfaqësuar nga UNMIK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022