Studiuesit zbulojnë gjenin që dyfishon rrezikun nga koronavirusi

5 Nëntor 2021 | 10:34

Një Studimi i publikuar në revistën shkencore Nature Genetics dhe i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, zbulon një gjen që dyfishon rrezikun e dështimit të mushkërive dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Gjetjet treguan se 60% e njerëzve me prejardhje nga Azia Jugore dhe 15% e njerëzve me prejardhje evropiane kanë versionin me rrezikshmëri të lartë të gjenit.

Duke u bazuar në punën e mëparshme gjenetike, studiuesit përdorën një kombinim të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së re molekulare, për të identifikuar gjenin e saktë – të quajtur LZTFL1 – i cili është përgjegjës për rreziqet në rritje.

Studiuesi kryesor, profesori James Davies, tha se zbulimi se gjeni i rrezikshëm nuk i prek të gjitha popullatat në mënyrë të barabartë, është shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, një përzierje komplekse faktorësh – përfshirë moshën në veçanti – kontribuon në rrezikun individual të secilit person.

“Edhe pse ne nuk mund ta ndryshojmë gjenetikën tonë, rezultatet tona tregojnë se njerëzit me gjenin me rrezik më të lartë, ka të ngjarë të përfitojnë nga vaksinimi” – tha Davies.

Vaksinat janë kyçe dhe ndihmojnë në reduktimin e ndjeshëm të këtyre rreziqeve, thanë studiuesit.

Në të gjithë botën, deri më tash, janë dhënë mbi 7 miliardë vaksina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022