Të dënuarit me burgim të përjetshëm apelojnë për trajtim njerëzor dhe më shumë liri
Të dënuarit me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit i kanë dërguar një kërkesë ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, ku kërkohet ndryshimi i Kodit Penal, më konkretisht nenit 65 të tij. Letra i është drejtuar edhe presidentit Ilir Meta e kryeministrit Rama.
Neni në fjalë ndalon lirimin me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
“Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij,” parashikohet nga ligji.
Të dënuarit e Peqinit kërkojnë heqjen e togfjalëshit “vetëm në raste të jashtëzakonshme”, si dhe të rishihet mundësia e lirimit të tyre me kusht kur kanë kryer 25 vite burgim.
Të dënuarit të cilët pritet të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre dhe në grevë urie kërkojnë përafrimin e ligjit me atë evropian, ndërsa shprehen se punësimi si mjeti më i fuqishëm për riintegrimin dhe riedukimin mungon.
Kurset për gjuhë të huaja mungojnë, kurset për kompjuter, elektriçist, hidraulik, xhenerik, saldator dhe profesionet e ndryshme mungojnë, pretendohet në letrën e tyre. Sipas tyre ata janë të privuar nga shkollimi dhe të gjitha aktivitetet, përveçse një herë në 2 javë aktivitetit sportiv të futbollit, dhe një herë në javë mësimit të fesë.
Pakënaqësi ka dhe në ofrimin e së njëjtit ushqim në këtë burg për 365 ditë të vitit.
“Nga ana shëndetësore ofrimi i të njëjtës gjellë, patate në drekë për 365 ditë të vitit dhe fasule në darkë për 365 ditë të vitit, është vetëvrasëse për shëndetin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilit dita-ditës i bie imuniteti deri sa sëmuret e shkatërrohet plotësisht. Po ashtu edhe uji gëlqeror që pijmë nga rubineti ka shkaktuar e po shkakton dëme të konsiderueshme”, shkruhet në letër.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut