Shqipëria do t’i drejtohet ‘Venecias’ për zgjatjen e vettingut
Kuvendi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Kërkesa u miratua në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj abstenoi.
Socialistët kanë kërkuar zgjatjen mandatit të organeve të procesit të verifikimit të figurave zyrtare, pasi më 17 qershor 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati.
Kushtetuta parashikon se kur i përfundon mandati KPK-së dhe komisionerëve publikë, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë, mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës, pasi nevojiten 94 vota.
Opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka karakter detyrues dhe i mbetet deputetëve të parlamentit të votojnë lidhur me zgjatjen ose jo të mandatit për institucionet në fjalë.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi