Vdekja mister e diplomatit rus, “Der Spiegel”: Viktima ishte agjent i shërbimeve sekrete
Një diplomat rus u gjet i vdekur muajin e kaluar jashtë ambasadës RUSE në kryeqytetin gjerman. Trupi i burrit 35 vjeçar u zbulua nga policia në trotuar më 19 tetor.
Sipas të përditshmes gjermane, “Der Spiegel”, shërbimet e sigurisë besojnë se personi që u gjet i pajetë në rrugë, një muaj më parë përballë ambasadës ruse në Berlin, ka qenë një agjent i fshehtë i shërbimeve inteligjente ruse.
Trupi i një 35-vjeçari u gjet pa shenja jete më 19 tetor, teksa sipas burimeve, ai kishte rënë nga katet e sipërme të ambasadës ruse. Zbulimi i trupit të pajetë të një personi jashtë ambasadës ruse nuk u raportua më pare.
Sipas gazetës gjermane, ishte e paqartë se në çfarë kushtesh kishte ndodhur ngjarja dhe çfarë e shkaktoi vdekjen e tij, pasi ambasada ruse nuk kishte pranuar t’i bëhej autopsi nga autoritetet gjermane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se ishin në dijeni të incidentit por se për arsye privatësie ai nuk mund të komentonte mbi ngjarjen.
“Mund të them se Ministria e jashtme gjermane është në dijeni të incidentit. Megjithatë, për arsye privatësie, unë nuk mund të jap më shumë detaje mbi këtë çështje”, është shprehur Christofer Burger.
Në gazetën “Der Spiegel” citohet ambasada ruse sipas të cilës ky aksident tragjik nuk mund të komentohej për arsye etike.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës