Banorët e Zall Gjocajt kërkojnë lënien në fuqi të vendimit për mosndërtimin e HEC-it

8 Nëntor 2021 | 09:39

“Nga Gjykata e Apelit kërkojmë që të lërë në fuqi shfuqizimin e lejes për ndërtimin e hidrocentralit në Zall Gjocaj”. Kështu u shpreh për Euronews Albania banori i zonës Dhimitër Koleci, i cili foli në emër të gjithë bashkëfshatarëve të tij. 

“Në Zall Gjocaj nuk ndërtohet një hec, ndërpritet rrjedha e ujit, duke u futur në tuba në tunele. Sot ky lum është i devijuar nga shtrati i vet. Atje po kryhet një gjenocid. I ftojmë gjykatat shqiptare që të vijnë atje. Bëhen shpërthime me eksploziv, priten edhe pemë”, u tregoi ai.

Vendimi i gjykatës pritet të jepet të mërkurën, ndërkohë preh 3 vjetësh banorët e Zall Gjocajt Mat janë në një betejë të fortë për të ndalur ndërtimin në një zonë mbrojtur të hidrocentralit Sekës.

Me protesta dhe me hapa ligjorë, ata i kanë dhënë kësaj çështje rëndësishme për cilën së shpejti pritet të flasë drejtësia.

Leja për ketë hec në Zall Gjocaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërsaherët ishte dhënë drita jeshile për hidrocentralin Zais, por në një territor jashtë zonës së mbrojtur.

Banorët kundërshtuan duke dorëzuar padi kundër këtij projekti në Gjykatën Administrative në Shkallën e Parë në tetor 2020.

Ndërsa janar këtij viti kjo gjykatë u dha drejtë banorëve duke shfuqizuar vendimin e Entit Rregullator Energjisë qe kishte licensuar kompaninëSeka hidropowerpër prodhuar energji këtë zonë.

Por, ky vendim u ankimua Apel nga pala tjetër, kompania private, Enti Rregullator i Energjisë dhe Avokatura e Shtetit.

Më 9 korrik të këtij viti Apeli Administrativ pranoi kërkesën e banorëve për përshpejtimin e gjykimit të kësaj çështje. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022