Përplasje në Kuvend për borxhin, Basha: Paratë shkojnë për një grup të vogël njerëzish

8 Nëntor 2021 | 20:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë për një sërë borxhesh të marra në 8 vite. Në seancën plenare ku në fokus ishte akti normativ për ndryshime buxhetin e 2021, kryedemokrati deklaroi se paratë shkojnë për një grup njerëzish të lidhur me qeverinë.

“2 miliardë euro për 7 kontrata te reja me PPP, tregojnë qartë se prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e  parave shqiptare në shërbim të klientëve të tyre”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Për këtë, Basha zgjidhjen e shikon te vetingu në politikë.

“Një instrument që shërben për pastrimin e politikës dhe njëkohësisht krijon premisat e domosdoshme për rritjen e përgjegjshmërisë të politikanëve”, tha kryedemokrati.

Për të mbrojtur rishikimet në buxhetin e këtij viti dhe daljen në tregjet ndërkombëtar për eurobondin, kryeministri Rama përmendi shifra të tjera.

“E di sa e keni marrë ju eurobondin e fundit, me 12%. Ne në kohë pandemie kemi marrë me 3.5% eurobondin e fundit”, tha kreu i qeverisë.

Marrja e borxhit 700 milion euro u miratua me 74 vota pro dhe 49 kundër

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026