Përfaqësuesi i eksportuesve rendit 6 kërkesat e këtij sektori ndaj qeverisë

9 Nëntor 2021 | 08:37

Përfaqësuesi i eksportuesve, Ejup Ahmeti renditi në emisionin “Mirëmëngjes” 6 kërkesat urgjente që ky sektor ka ndaj qeverisë.

Ai nënvizoi se ky sektor sjell valutën nga vendet e tjera dhe se është një pasuri kombëtare dhe për këtë arsye shteti duhet t’i trajtojë ndryshe.

6 kërkesat e përfaqësuesve të eksporteve:

  • Subvencion direkt për fermerët që kultivojnë perime të freskëta.
  • Stimulimi i eksporteve në njësi prodhimi. Nuk kemi pasur deri më tani asnjë subvencionim.
  • Barazimi në paktën fiskale 2022 të shkallës të TVSH-së.
  • Shtyrjen në kohë të aplikimit të TVSH në shkallën 10%.
  • Kërkojmë garantimin dhe monitorimin e cilësisë së imputeve bujqësore, duke të rishikohet baza ligjore.
  • Kërkojmë nga qeveria të angazhohet me rregullimin me ligj të kushteve në mënyrën dhe kryerjen e tregtisë me produktet bujqësore.

Përfaqësuesit e eksportuesve, agrobiznesit dhe fermerëve u janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj dhe asaj të Bujqësisë Frida Krifca

Sipas tyre, formalizmi i propozuar në formën e subvencionit për fermerët është i pamjaftueshëm dhe mund të cilësohet thjeshtë si “ndihmë sociale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022