Eksperti tregon mënyrën e prodhimit të një bitcoin dhe si funksionon rrjeti

10 Nëntor 2021 | 07:56

Inxhinieri elektronik, Erlind Salla tregoi për emisionin “Mirëmëngjes” mënyrën e funksionimit të kriptomonedhave.

Ai tha se kriptomeonedhat janë monedha digjitale, të cilat nuk janë në një rrjet të centralizuar.

Salla sqaroi se Bitcoin është kriptomonedha më e përdorur dhe për ta mbajtur si valutë.

“Gjithçka është kërkesë-ofertë. Ka edhe kriptomonedha të tjera që janë të lidhura dhe bëjnë transaksione”, u shpreh ai, teksa shtoi se bitcoin nuk ka nevojë për mirëmbajtje.

Në lidhje me vlerën e një bicoin, inxhinieri nënvizoi se sot një e tillë ka vlerën e 66 mijë dollarëve.

Sipas tij, ekzistojnë 21 milionë bitcoine dhe aktualisht janë gjeneruar 18 milionë prej tyre.

Eksperti shpjegoi se për të prodhuar një bitcoin, duhet të  grupim i madh kompjuterësh, shumë energji dhe një periudhë e gjatë.

Ai shtoi se duhet të bëhet edhe të ftohja e pajisjeve, të cilat kushtojnë jo pak.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Ilirjan Bendo u shpreh se ka 1350 kriptovaluta, ku qytetarët zgjedhin vetë se ku duan të investojnë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022