Inflacioni më i lartë në Eurozonë në 13 vjet, kërkohet ndërhyrje
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian takohen në Bruksel për të diskutuar mbi inflacionin dhe rritjen e çmimit të energjisë, e cila po ndikon në xhepat e qytetarëve.
Muajin e kaluar, iflacioni në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.
Çmimet u rriten për çdo gjë, nga faturat e energjisë elektrike deri te blerjet e përditshme.
E gjithë kjo shton një ndjenjë ankthi ekonomik për shumë nga familjet.
“Meqë kostoja e gjithçkaje po rritet, ne jemi të detyruar të rrisim çmimet në të njëjtën kohë, është një cikël i pafund”, thotë një qytetar.
“Tani është koha për të ndërhyrë me kontrollin e çmimeve apo në formën e ndihmës shtetërore për të lehtësuar situatën, sepse sa vjen e përkeqësohet”, nënvizon një qytetar.
Faktori kryesor i inflacionit është rritja e çmimeve të energjisë që ka goditur ekonomitë në të gjithë botën.
Inflacioni në Eurozonë vetëm për energjinë arriti në 23.5 për qind në tetor. Inflacioni ka rritur çmimet e ushqimeve dhe mallrave të tjera, që do të thotë se të gjithë në këtë dimër do të përballen edhe me fatura më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.
Ministrat e financave të BE-së do t’i përqendrojnë diskutimet e tyre mbi “zgjidhjet e mundshme politike”, por deri më tani, blloku ia ka lënë në dorë qeverive kombëtare t’i përgjigjen krizës energjetike të këtij dimri.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë