Gazmend Bardhi: Berisha luajti blofin, nuk i ka firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar

10 Nëntor 2021 | 21:27

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Sali Berisha nuk ka arritur të mbledhë ¼ e votave të anëtarësisë së PD, aq sa duhen për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD.

Sipas tij, ish-kreu i PD ka luajtur blofin duke servirur çdo herë shifra të ndryshme të firmave që ai pretendon se janë mbledhur për të thirrur kuvendin e demokratëve.

“U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët. Ai nuk ka arritur të mbledhë 1/4 e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Nëse do i kishte mbledhur, ai e di mirë se ku dorëzohen dhe si është procedura për mbledhjen e Kuvendit. Ajo që pamë është një tallje e madhe me demokratët”, tha Gazmend Bardhi.

Më herët, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka doli në një deklaratë për mediat pasi mori në dorëzim 4200 formularët e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD.

Paloka u shpreh se verifikimi i firmave do të bëhet ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, që deri tani është caktuar data 11 dhjetor.

Pasditen e sotme lideri historik i PD dorëzoi 4200 firma të delegatëve të Këshillit Kombëtar të PD në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

“Kemi sjellë 4200 formularë të delegatëve të Kuvendit të PD nga 1800 që është detyrimi statutor për të thirrur këtë Kuvend. Po pse shkuan kaq shumë? Për të respektuar vullnetin e shumicës”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026