4 pallate të përfunduar nga 24, thotë kryetarja e emëruar për Bashkinë Durrës
Emirjana Sako, kryetare e emëruar për Bashkinë Durrës deklaroi se nga 24 pallate që do të ndërtohen nga fillimi, 4 prej tyre kanë përfunduar.
Në shorteun e 15 nëntorit për ndarjen e apartamenteve, do i dorëzohen çelësat qytetarëve në 2 pallate në qytet dhe 2 në Manëz, që janë ndërtuar po aty ku janë shembur.
“Kemi filluar punën në 11 objekte, janë financuar 24 të tilla dhe janë në proces përfundimi ende 12 pallate të cilat janë përfunduar projektet dhe janë në Institutin e Ndërtimit aktualisht për oponencën teknike. Për financim kemi dhe rreth 50 objekte të tjera të cilat janë përfunduar nga Bashkia e Durrësit dhe parashikojmë që me buxhetin e ri të qeverisë shqiptare të merren në prioritet,” – u shpreh Sako.
Kryebashkiakja e emëruar e Durrësit sqaroi se rindërtimi ka qenë një proces i komplikuar dhe ka zgjatur në kohë edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Ndërkohë, sipas saj janë 214 banesa individuale të ndërtuara deri tani. Nga programi i grantit të qeverisë shqiptare, janë dhënë grante për 120 familje, të cilat kanë marrë këstin e parë dhe janë drejt ezaurimit të këstit të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet