Mblidhet Kuvendi në RMV, vendoset sot fati i qeverisë së Zoran Zaev
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mbledhur në seancë plenare dhe shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare.
VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe Lëvizja Besa, thonë se kanë siguruar 61 vota nga 120 deputet që ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Vendimi për mocion erdhi pasi Zaev u tërhoq nga dorëheqja e paralajmëruar më 31 tetor, pas humbjes së zgjedhjeve lokale.
Sipas Kushtetutës, votëbesimi ndaj qeverisë duhet të përfundojë në të njëjtën ditë. Nëse opozita siguron 61 vota kundër kabinetit Zaev, atëherë qeveria është e detyruar të japë dorëheqje brenda 24 orëve.
Pas këtij momenti Presidenti ka 10 dite kohe te mandatojë për formimin e qeverisë së re partitë që do të konfirmojë se kanë të paktën 61 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, nëse opozita nuk arrin të rrëzojë qeverinë, atëherë në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të paraqesë mocion të ri mosbesimi ndaj qeverisë, nëse së paku 61 deputetë nuk paraqesin iniciativë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë