‘Mos bëni show’, Bardhi- Palokës: Nxirrini firmat nga kasaforta, dorëzojini në institucione

12 Nëntor 2021 | 13:57

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh sot nga selia blu se mbledhja e Kuvendit Kombëtar për firmat e Sali Berishës duhet të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

Duke iu referuar deklaratave të z.Paloka i cili mesditën e sotme çeli zyrën e tij për mediat për verifikimin e formularëve, Bardhi tha se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë.

“Ftesa ime është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollin e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës”, tha ai.

Bardhi theksoi se edhe zëri i kësaj pakice duhet të dëgjohet nga institucionet e Partisë.

“Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit. Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Ehe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato nuk mund të mbyllen në kasafortë”, u shpreh Bardhi.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se Sali Berisha synon ta bëjë PD-në “bunker”. Për dorëzimin e 4200 firmave nga Sali Berisha në PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ai tha se asnjë prej firmave nuk është sipas protokollit.

Z. Bardhi tha se i respekton sakrificat që ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij kanë bërë për PD-në, mirëpo sipas tij, “hallet personale” duhet t’i mbajnë jashtë partisë, duke iu referuar shpalljes non-grata nga SHBA të Sali Berishës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026