Bullgaria në zgjedhje për herë të tretë në 7 muaj, s’ka garanci për formimin e qeverisë
Bullgaria shkon në zgjedhje të dielën, për herë të tretë në 7 muaj, për të zhbllokuar ngërçin politik që ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit më të varfër të BE-së, për shkak të një qeverie të paqëndrueshme.
Partia GERB, e udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, pritet të mbështetet nga më shumë se 20% e votuesve. Sipas sondazheve, bojkotimi i procesit pritet gjithashtu të jetë i lartë nga frika e pandemisë së COVID-19.
Sipas përllogaritjeve të fundit, lëvizja anti-korrupsion “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, e formuar pas zgjedhjeve të parakohshme nga ish-ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev do të dalë e dyta. Ndërsa Partia Socialiste, e drejtuar nga Kornelia Ninova, mund të dalë e treta.
Bisedimet për formimin e koalicionit do të jenë të vështira dhe suksesi nuk është i garantuar. Mbajtja për herë të katërt e zgjedhjeve është e mundur, por presioni i opinionit publik për të formuar një qeveri do të jetë i madh.
Nëse Borisov, i akuzuar për korrupsion, fiton; edhe përmbajtja e partive të tjera për t’u bashkuar me të do të jetë e madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit