Vetingu i politikanëve, Basha: Një orë e më parë, shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit

13 Nëntor 2021 | 16:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha këmbëngul në nismën e depozituar tashmë në Kuvend për vetingun në politikë, pasi sipas tij, kjo e shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, duke ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe duke kthyer pushtetin tek qytetarët.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD shprehet se vetingu është një domosdoshmëri për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.

“Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë”, shkruan Basha në Twitter.

Disa ditë më parë pas takimit që zhvilloi me disa kongresmenë amerikanë kreu i PD tha se kishte marrë garancinë e SHBA për vetingun e politikanëve.

“Nuk do t’i ndahemi asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që u shërbejnë interesave të qytetarëve dhe jo një grushti të ngushtë të krimit të organizuar dhe oligarkëve”, deklaroi Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026