Kryeministri Edi Rama publikon masa të reja për lëvizjen në fundjavë

18 Prill 2020 | 11:55

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja në lidhje me lëvizjen e qytetarëve gjatë kësaj fundjave. Më një postim në “Facebook”, kreu i ekzekutivit thekson se ditën e nesërme do të lejohet të dalin në këmbë deri në orën 11:00, vetëm nënat, që kanë fëmijët deri në 10 vjeç.

“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Kujdes! nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”, shkruan Rama.

Ai thekson se nënat nuk duhet të shoqërohen me shoqe të tjera dhe se duhet të tregojnë kujdes, që fëmijët e tyre, të mos kenë asnjë kontakt me fëmijë të tjerë gjatë kohës së lëvizjes. Sipas Ramës, pjesa tjetër e shoqërisë do të duhet të qëndrojë e izoluar deri të hënën, në orën 05:00 të mëngjesit. Këtë të shtunë mosha e tretë u lejua  të dalë e lirë deri në orën 11:00, ndërsa nuk ngurruan të shijonin rrezet e diellit.

93875598_10157656975046523_8763514664475688960_o.jpg

93665924_10157656975031523_4868838792909291520_o.jpg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026