Ekskluzive/ Arkitekti në krye të Prishtinës jep intervistën e parë për Euronews Albania
“Luftën e kam me kaosin urban”. Kështu deklaroi për Euronews Albania kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.
Z. Rama nëvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe z. Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.
“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi z. Rama.
Gjatë intervistës, kryetari i zgjedhur u shpreh se e priste fitoren dhe kishte se kishte hyrë në garë për të fituar.
Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e komunës dhe bisedojmë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.
Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet