Policia arreston 65 drejtues mjetesh, heq 341 patenta në një javë

15 Nëntor 2021 | 17:04

46 aksidente janë regjistruar vend gjatë javës që shkoi, ku 4 shtetas kanë humbur jetë, 10 janë plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore në një deklaratë për mediat tha se policia ka shtuar kontrollet në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara.

Në të gjithë vendin, tha specialisti i policisë rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Konkretisht, janë hequr 341 patenta nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, janë arrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sipas policisë, një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026