‘Nëse është e nevojshme le të shkatërrohet PD’, Paloka tregon debatet në mbledhjen e Kryesisë

15 Nëntor 2021 | 21:40

Kryetari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka zbardhur debatet gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD, ku siç tha janë përbuzur demokratët e thjeshtë vetëm për interesa të disa persona.

Sipas Palokës, është e papranueshme ajo që është deklaruar sot nga dy nënkryetarët e PD, të cilët siç tha, pranuan më mirë shkatërrimin e PD vetëm që të mbajnë karriget e tyre.

“Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë vetëm për interesa të dikujt që guxoi sot, jo kryetari, por dy nënkryetarët që thanë hapur mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme vetëm që këta të mbajnë ca karrige”, tha Paloka.

Në një deklaratë për mediat në mbyllje të kryesisë së PD, që votoi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor, tha se ky vendim është një antimiting që vë në diskutim vlerat demokratike të kësaj partie.

Z. Paloka tha se kishte propozuar në Kryesi që të dyja palët që ekzistojnë tashmë hapur në PD, të cilat siç theksoi nuk kanë besim tek njëra-tjetra, mund të bënin verifikimin e 4200 firmave të delegatëve të PD me çdo mjet verifikimi, gjë që nuk ishte pranuar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026