Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit në Korçë
Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i vdekur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit në Korçë.
Në prangat e policisë ka rënë Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua ditën e djeshme në Tiranë, por u dërgua në Korçë, pasi ndalimi është bërë për llogari të bluve të Korçës.
Në muajin qershor, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin, i cili akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Lulzim Spahija (i shpallur në kërkim) goditën me sende të forta në kokë 25-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar Kristi Bixheku, nuk ka pranuar të flasë para uniformave blu. Ai ka zgjedhur të heshtë, me justifikimin se do të flasë në një moment tjetër në prani të avokatit të tij pranë togave të zeza, pasi ditën e djeshme avokati ka munguar gjatë shoqërimit të Bixhekut në komisariat.
Fridman Xhaferraj dyshohet se u vra nga të rinjtë pas prishjes se pazareve të drogës.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit