77 vite nga Çlirimi i Tiranës, Kapri: Masakra e ‘Hotel Bristol’, krimi më i rëndë i partizanëve
Nëntori është muaji i festave, festave të çlirimit dhe të pavarësisë së vendit. 17 Nëntori 1944 në kalendarin e historisë së vendit shënon çlirimin e Tiranës.
Historiani Erald Kapri shprehet se ende kjo ditë historike mësohet vetëm nga perspektiva e komunistëve që erdhën në pushtet në atë kohë.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se gjatë çlirimit, partizanët u ndihmuan nga britanikët përmes bombardimeve.
Gjithashtu, Kapri foli edhe për krimet e partizanëve për të cilat ende flitet shumë pak.
“Pas çlirimit, Beteja e Tiranës u bë një mit nga propaganda e komunistëve. Nga datat 28 tetor deri para çlirimit janë vrarë me dhjetëra persona. Sot dihet me afërsi 40 veta të pushkatuar pa gjyq në pragun e shtëpisë”, tha ai.
Historiani përmendi “Masakrën e Hotel Bristolit” si një nga ngjarjet më të rënda.
“Në bodrumin e tij u gjetën 14 kufoma intelektualësh në mëngjes e 17 nëntorit. Mes tyre ishin dy vëllezërit e Musine Kokalarit, gazetari Nebil Çika, që në atë kohë ishte gazetar i “Reuters” dhe më i famshmi në vitet 30-40. Komunistët nuk mbajnë kurrë përgjegjësi për to”, tha Kapri.
Ai solli në vëmendje dëshmi të oficerëve britanikë të cilët raportonin se komunistët kishin arrestuar të paktën 2 mijë shqiptarë ende pa u çliruar vendi.
Gjithashtu Kapri tha se janë publikuar telegrame ku Enver Hoxha urdhëronte krijimin e burgjeve të përkohshme për të arrestuar çdo armik të mundshëm.
Sipas historianit për çlirimin e Tiranës duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të tregohen të dy anët e medaljes.
“Në librat e historisë vazhdon ende përdorimi i terminologjisë së krijuar gjatë diktaturës. Në ditët e sotme nxënës të gjimnazeve apo edhe studentë e artikulojnë historinë si një skenar të një filmi të ‘Kinostudios’”, tha ai.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës