Ngjarja në Fier, Ballanca: T’i vëmë gishtin kokës, gjetjen e fajit ta nisim nga vetja

17 Nëntor 2021 | 21:19

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarje e rëndë e ndodhur në Fier kishte vëmendje të gjerë pasi të gjithë kuptuan se mund t’i ndodhte secilit nga ne dhe nuk kemi asnjë mekanizëm që ta mënjanojmë.

Ballanca tha se shoqëria duhet të ndihet me faj për atë ngjarje pasi në jetën e përditshme harrojmë që të dënojmë fenomenet e vogla, si gjuhën e ashpër, më të fortët, retorikën e dhunshme, të faktit se edhe me votë zgjedhim ata me retorikë më të fortë dhe jo ata njerëz që diskutojmë me argumente.

“Në jetën e përditshme nuk kemi qëndrime të forta parimore për ato fenomene që mund të sjellin ngjarje të tilla. Identifikimi i problemit duhet të jetë i gjerë, parimor dhe duhet ta nisim dhe nga vetja. Çfarë nuk kemi bërë mirë sepse secili nga ne nuk ka bërë diçka mirë. Ti vëmë gishtin kokës dhe të themi se nëse ne pranojmë që në Shqipëri të ketë njerëz kaq të varfër, të lënë pas dore, që nuk përfitojnë edhe një lloj shërbimi të karakterit social dhe psikologjik, sigurisht që do të kemi probleme edhe të kësaj natyre”, tha znj. Ballanca.

Problem tjetër, Avokatja e Popullit evidentoi mënyrën e funksionimit të sistemit të dënimit, ku ata që burgosen ndahen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe nuk punohet për riedukimin dhe integrimin e tyre.  Znj. Ballanca shtoi se për personat me probleme mendore ndihmesa është inekzistente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026