Rama: Shqipëria s’do jetë kurrë një vend që do të ketë kampe refugjatësh
“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa u pyet nga gazetarët për shkrimet e mediave angleze për mundësinë e krijimit të një kampi në Shqipëri ku mund të strehohen azilkërkues që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat britanike raportuan së fundmi se në Shqipëri mund të ngrihet një kamp azilantësh dhe se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po zhvillon bisedime diskrete me qeverinë shqiptare.
Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, u shpreh se qeveria po gjen mënyra për të nxjerrë jashtë Britanisë së Madhe azilkërkuesit.
Raab nuk mohoi artikullin ku thuhej se ministrat duan të transportojnë njerëzit që mbërrijnë nga Franca me varka të vogla drejt Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës