Kroacia përkujton viktimat dhe rënien e Vukovarit nga trupat jugosllave
Dhjetëra mijëra kroatë u mblodhën në Vukovar për të përkujtuar 30-vjetorin e rënies së qytetit kroat pas një rrethimi shkatërrues tre-mujor nga trupat jugosllave dhe paraushtarakët serbë, më 18 nëntor 1991.
Kortezhi i “kolonës së përkujtimit” nëpër rrugët e Vukovarit përfshinte organizatat e veteranëve të luftës dhe familjet e viktimave, si dhe zyrtarë shtetërorë. Për shkak të masave për frenimin e përhapjes së coronavirusit, kortezhi u nda në grupe prej 25 personash.
Politikani serb i Kroacisë, Boris Miloseviç, një zëvendëskryeministër në qeverinë kroate, gjithashtu mori pjesë në përkujtimore.
Presidenti kroat Andrej Plenkoviç shprehu kënaqësinë që Miloseviçi ishte i pranishëm, duke thënë se “fakti që zëvendëskryeministri është këtu është një sinjal i qartë i respektit që po tregohet ndaj viktimave dhe veteranëve të luftës”.
Të martën, Milorad Pupovac, kreu i Këshillit Kombëtar Serb, i cili përfaqëson interesat e pakicës serbe në Kroaci, bëri homazhe për të gjithë banorët e Vukovarit që u zhdukën ose u vranë në 1991.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë