Ag Apolloni sjell librin për nënën gjakovare që humbi 4 djemtë e saj në luftën e Kosovës

19 Nëntor 2021 | 08:43

Shkrimtari Ag Apolloni ka sjellë së fundmi librin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, i cili është një libër për të pagjeturit e luftës së Kosovës.

Vetë shkrimtari tregoi për Euronews Albania se në këtë libër trajtohen 3 histori kryesore, mes të cilave edhe fati tragjik i nënë Ferdonijes, e cila humbi 4 fëmijët dhe burrin e saj në luftën e Kosovës.

“Historia është shumë tragjike, ka detaje që nuk dihen prej të gjithëve. Ka edhe shkrime që janë bërë edhe për luftën e Kosovës”, u shpreh shkrimtari.

Ai e vuri thekson tek mënyra sesi shumë persona apo gazetarë i janë qasur historisë së trishtë të kësaj gruaje nga Gjakova, të cilën e reflekton edhe në libër.

“Unë i qasem në një mënyrë që nuk duhet teatër apo artificialitet kur trajtojmë një fat aq tragjik. Nuk duket të shpikim lot, ku ka mjaftueshëm. Mediatizimi i shumtë i tragjedisë, i bën dëm asaj. Historia duhet të mbartet nga brezi në brez por këto raste tragjikë nuk duhet të ngacmohen vetëm sa për bëre një emision”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022