Zgjedhjet lokale në 6 bashki, Basha: ’30 qershori’ i turpshëm, vendimi i Kushtetueses është test
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 si “test të rëndësishëm të integritetit të reformës në drejtësi”.
Procesin zgjedhor të 30 qershorit, z. Basha e ka konsideruar “një proces jo vetëm ilegjitim por të turpshëm”.
“Dhe po të heqim çdo faktor tjetër, fakti që më pak se 15% e shqiptarëve u detyruan të merrnin pjesë në atë proces dhe 85% e shqiptarëve e konsideruan atë ilegjitim, është verdikti i gjithë verdikteve”, tha kreu i PD.
Ai shtoi se 30 qershori “ka prodhuar një krizë e cila manifestohet në mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve, manifestohet në korrupsionin galopant; në veçanti në bashki të mëdha sikurse janë bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit”.
“Manifestohet në kapjen e funksionit të çdo bashkie nga mafia; që nga inceneratorët, pastrimi i qytetit, tek mungesa e shërbimeve për qytetarët, në veçanti në zonat rurale të cilët janë lënë në mëshirë të fatit”, shtoi z. Basha.
Kryetari i PD theksoi se opozita ka një prej betejave të saj reformën territoriale që do të ketë si qëllim kthimin e pushtetit vendor tek qytetarët/
“Njësoj si pushteti qendror është grabitur dhe është përdorur për interesa të ngushta të një pakice dhe ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë edhe në këto momente që po flasim interesat e qytetarëve”, tha z. Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi