Rama për protestat e fermerëve: Janë të painformuar, pse e hoqëm rimbursimin 6 për qind
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca prezantoi sot buxhetin për fermerët.
Kreu i qeverisë i cilësoi legjitime protestat e fermerëve, por shtoi se shumica e tyre janë të painformuar.
Ai shpjegoi se pse ishte hequr rimbursimi 6 për qind, si një skemë që nuk kishte funksionuar siç duhet, pasi të ardhurat kishin shkuar tek disa grumbullues të mëdhenj dhe nuk kishin pasur impakt drejtpërdrejtë tek fermerët.
“Është hedhur një hap para jo prapa. Skema nuk funksionoi, pasi të ardhurat shkuan tek grumbulluesit e mëdhenj, jo te fermeri. Grumbulluesit duhet ta mirëkuptojnë, i kemi mbështetur të forcohen. Por ajo shumë që në fund ka rezultuar 9 mln dollarë, të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend se sa të shpenzohet përmes një sistemi të paqartë rimbursimi ku paratë kontrollohen nga grumbulluesit, të shkojë drejtpërdrejtë për produktivitetin duke iu dhënë buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë”, tha kryeministri.
Rama tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon për fondet e marra për bujqësinë, që sipas tij e bëjnë fondin për bujqësinë të pakrahasueshëm me vitet e tjera.
Zhvillimin që ka marrë bujqësia në këto vite, tha kryeministri e tregojnë më së miri shifrat e eksporteve, që kanë njohur vetëm rritje.
“Rritja e përvitshme e eksporteve bujqësore tregon vetë. Kjo ndodh se rritet prodhimi, rriten kapacitetet grumbulluese dhe tregtuese të vendit. Sot punohen 2-fishi i tokës që punohej në 2013. Kjo ndodh se kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë duke rehabilituar ujitje dhe kullim. Sot kemi 400 mln eksporte, të cilat do t’i rrisim, synojmë 1 miliard eksporte”, tha kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në