Vaksinimi ka ulur me 50% vdekjet nga COVID, thotë mjeku Gjata

22 Nëntor 2021 | 07:56

“3 herë më pak shtrime në spital dhe numri i vdekjeve është ulur me 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Kështu deklaroi për Euronews Albania, mjeku Arben Gjata për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Mjeku nënvizoi se situata epidemiologjike është më e përmirësuar për shkak të vaksinimit.

“Kjo i dedikohet vaksinimit sepse mbi 70-80% e pacientëve të shtruar në spital janë ata pacientë që nuk kanë qenë të vaksinuar”, u shpreh ai.

Z. Gjata tregoi se vetëm në spitalin Infektiv është arritur numri maksimal i të shtruarve.

Mjeku shtoi se nëse vendoset pasaportat e vaksinimit për t’u futur në vende të ndryshme, duhet parë sesa do të zbatohet kjo masë. Sa i përket vaksinës së gripit për grupmoshën e tretë, ai tha se ka filluar një fushatë vaksinimi.

Ndërsa mjeku në Austri, Arben Kuçani tregoi masat drastike që po merr ky vend, pas rritjes së numrit të infektimeve.

Mjeku theksoi se kryesisht në Austri është infektuar grupmosha nga 12-25-vjeç.

“Ka edhe mungesë të vaksinimit. Grupmosha nga 12-25, ata janë më të infektuarit dhe në pavionët e intensivit çdo në 4 veta, vetëm njëri është i vaksinuar”, u shpreh ai, teksa shtoi se pacientët me tumor apo sëmundje të tjera nuk po mbahen nëpër spitale, pasi ka mungesë kapacitetesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022