Ish-presidenti Moisiu: Basha dhe Berisha të mendojnë për vendin, pastaj për veten

22 Nëntor 2021 | 14:46

Lufta brenda llojit nuk është gjithnjë e keqe. I këtij mendimi është ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili foli për situatën në Partinë Demokratike.

Në intervistën për gazetaren Elona Gjylmi, ai këshilloi Berishën dhe Bashën që ‘në radhë të parë duhet të mendojnë për vendin e pastaj për veten’.

“Sigurisht politika shqiptare është komplikuar, është lufta brenda llojit, por ndonjëherë këto gjëra bëjnë mirë. Bëjnë mirë sepse edhe brenda llojit duhen hequr ca gjëra që kanë hyrë si kanë hyrë, por tani janë të dëmshme dhe duhen pastruar. Kështu që mendoj se nuk është gjë e keqe”, tha ish-presidenti.

I pyetur se si e sheh rikthimin e Sali Berishës në krye të PD, ish-presidenti tha se çdo njëri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë dhe pastaj vjen një moment kur duhet të mënjanohet.

Sipas tij, ajo që po ndodh në PD e dobëson opozitën.

“Por mendoj se pasi kjo të kalojë opozita duhet të bëhet më e fortë dhe do të bëhet më e fortë”, tha Moisiu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026