Kërcënimi për përjashtimin e Berishës, Bylykbashi: Anëtarësia nuk trembet, përgjigjen e merr më 11 dhjetor

22 Nëntor 2021 | 21:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka asnjë tagër për të bërë verifikimin e firmave të mbledhura nga Berisha.

Sipas tij këto “kërcënime të Bashës për partinë” nuk e trembin anëtarësinë e PD.

Bylykbashi tha se  dorëzimi i firmave bëhet vetëm në Kuvend dhe aty realizohet dhe verifikimi i formularëve.

Deputeti demokrat paralajmëroi ndryshimin e statutit në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD ku do t’i kufizohen kompetencat kryetarit.

“Ne kemi kryetarin e partisë që kërcënon se do të shkarkojë të gjithë anëtarësinë e partisë dhe thotë se unë do të qëndroj sa më gjatë në krye të PD. Më duhet vetëm vula dhe logo, kaq”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026