‘Rruga e vdekjes’, banorët e fshatit në Korçë thirrje për ndërtimin e një nënkalimi

23 Nëntor 2021 | 09:24

Një ceremoni sensibilizuese është zhvilluar në rrugën nacionale pranë fshatit Plasë, Korçë ku banorët dhe policia rrugore, kanë mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Banorët e kanë quajtur “rruga e vdekjes” për shkak të aksidenteve të shumta që ndodhin, sipas tyre për shkak të mungesës së një nënkalimi.

Në anë të rrugës dallohen lapidarët, në kujtim të viktimave të aksidenteve.

“Është shumë e rrezikshme kjo rrugë. Kanë ndodhur aksidente me vdekje këtu. Jemi shumë të rrezikuar këtu, duhet të rrish me orë këtu që të kalosh nga ana tjetër,” – u shpreh një banor.

“Është shumë i rrezikshëm, 99% është i rrezikshëm. Duhet të kishte një urë kalimi poshtë si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet, sidomos për ne që punojmë fshatrave. Duhet të jenë me vete automjetet bujqësore e të tjerët me vete,” – u shpreh dikush tjetër.

Gjatë 10 muajve të fundit kanë ndodhur 49 aksidente, 8 të vrarë, 5 të plagosur e 49 të plagosur lehtë.

Ne nëntor kanë ndodhur 3 aksidente, 1 i plagosur rëndë e 2 lehtë.

Vitin e kaluar ka pasur 62 aksidente, 5 të vrarë, 16 të plagosur rëndë, 59 lehtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026