54 persona të vdekur nga COVID-19 në Serbi, mes tyre një 16 vjeçar
Në Serbi 54 persona kanë vdekur dhe 3,033 tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 201 pacientë janë me aparate respiratore.
Shifrat e reja dolën pas testimit të 17,851 personave.
Ditën e djeshme janë regjistruar 2,771 infektime të reja me coronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 56 persona.
Sot në Qendrën Klinike të qytetit të Nishit ka ndërruar jetë një djalë 16 vjeçar nga Vranja si pasojë e virusit. Ai është pranuar në Klinikën për Sëmundje të Rënda të Fëmijëve në Repartin e COVID-it të Qendrës Klinike Nish me pasqyrë të rëndë klinike të infektimit.
Përkeqësimi i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore të adoleshentit ka ndodhur në mbrëmjen e datës 18 nëntor, kur ka pasur “rënie të menjëhershme të tensionit dhe ritmit të zemrës”.
Autoritetet shëndetësore thanë për Euronews Serbia se djali vuante vetëm nga obeziteti.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës