Andi Bushati: Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit

23 Nëntor 2021 | 20:58

Ambasada Amerikane ka organizuar një takim me rastin e 5 vjetorit të nisjes së reformës në drejtësi, ku ka vlerësuar arritjet e deritanishme.

Nisur nga kjo ngjarje, analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se Ambasada Amerikane po sillet si zyrë e propagandës së kryeministrit.

Sipas analistit, sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar pasi përfaqësuesit e tij i shërbejnë qeverisë Rama.

“Ajka e reformës në drejtësi, SPAK dhe gjykata e posaçme janë thjesht shërbëtorë të regjimit dhe këta janë njerëzit që po mbron Yuri Kim”, tha Andi Bushati.

Ai tha se t’u flasësh shqiptarëve për arritjet e reformës në drejtësi është njësoj si të tallësh me ta dhe më pas radhiti çështje me rëndësi që drejtësia shqiptare i ka lënë në hije.

“Kanë mbyllur çështje për koncesionet, patronazhistët, zgjedhjet e vjedhura dhe ambasada përsëri lavdëron protagonistët e këtij procesi”, u shpreh Andi Bushati.

Ndërsa për Baton Haxhiun, sistemi i drejtësisë do kohë dhe nuk mund të ndërtohet me idealizëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022