Krisja LSI-PD, Braimllari: Ka pasur provokim që para 25 prillit, Basha s’erdhi në miting
Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se PD e ka provokuar disa herë LSI para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin, ai tha se gjatë fushatës opozita dështoi të krijonte një frymë të përbashkët.
Braimllari tregoi se Basha në përfundim të fushatës ka refuzuar që të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të LSI.
“Është shumë e qartë tani në opinionin publik, nuk pati një frymë fituese në bazë dhe të udhëhequr nga kryetari. Ka pasur provokime LSI nga PD edhe përpara 25 prillit. Nuk na ftoi në mitingun e PD dhe nuk erdhi në mitingun përmbyllës të LSI”, tha ai.
Për çështjen e daljes me një listë të përbashkët, Braimllari u shpreh se nuk ka pasur asnjë diskutim mes PD dhe LSI.
“Nuk ka pasur asnjë përpjekje dhe komunikim për listë të përbashkët. Monika Kryemadhi i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos tradhtojë frymën dhe aksionin e opozitës”, tha ai.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin