Vjosa Osmani merr mbështetjen e kryeministrit kanadez për procesin e njohjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau nga i cili ka marrë mbështetje për procesin e njohjeve të Kosovës si shtet i pavarur. Osmani e ka vlerësuar takimin si një rikonfirmim të përkrahjes së Kanadasë për Kosovën.
“Fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet rritjes së njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregtisë e arsimit, si dhe fuqizimi i grave, i demokracisë dhe i sundimit të ligjit, ishin vetëm disa nga temat që diskutuam e për të cilat do të punojmë bashkë”, shprehet Osmani.
Nga ana e tij kryeministri Justin Trudeau, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka biseduar me Osmanin për mënyrën se si Kosova dhe Kanadaja do të mund të avancojnë vlerat e përbashkëta.
“I lumtur që u takuam sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar për mënyrën se si Kanadaja dhe Kosova mund të avancojnë vlerat e përbashkëta, qofshin ato për të promovuar demokracinë, për të mbështetur barazinë gjinore, për të ndërmarrë veprime klimatike, apo për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Le të vazhdojmë të bëjmë përparim së bashku”, ka shkruar kryeministri kanadez.
Glad we could meet today, @VjosaOsmaniPRKS, and speak about how Canada and Kosovo can advance our shared values. Whether it’s to promote democracy, support gender equality, take climate action, or protect human rights, let’s keep making progress together. https://t.co/WFDhJt2604 pic.twitter.com/LU5imtP86o
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) November 24, 2021
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur