Bushati kundërshton Haxhiun: Bashkimi Shqipëri-Kosovë duhet të vijë natyrshëm

24 Nëntor 2021 | 20:50

Analisti Andi Bushati thotë se mundësia reale për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk ekziston sa kohë Kosova nuk është 100% e pavarur.

Bushati tha se duhet marrëveshje me Serbinë, anëtarësim në OKB dhe njohje nga 5 vende të BE-së.

“E vetmja zgjidhje që të bëhet para kësaj është zgjidhja me ndarje kufijsh”, tha ai.

Sipas analistit bashkimi është praktikisht i pamundur përveç këtij opsioni ndaj duhet folur për një bashkim natyral.

“Çdo tentativë tjetër më duket i pamundur sa do mirë të sillemi ne me njëri-tjetrin”, deklaroi Bushati.

Ai shtoi se edhe Albin Kurti që ka udhëhequr tezën e bashkimit, tani e ka kuptuar se gjë konkrete përveç retorikës nuk ka.

LEXONI GJITHASHTU:

Haxhiu: Ideja e bashkimit është aq e vonshme sa është e turpshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022