Sllovakia në izolim për dy javë, Italia u mohon shërbimet të pavaksinuarve
Sllovakia do të futet në izolim kombëtar për të paktën dy javë për shkak të rritjes së shpejtë të të infektuarve me COVID-19.
Masat që hyjnë në fuqi të premten do të synojnë të gjithë, si të pavaksinuarit ashtu edhe të vaksinuarit. Njerëzit mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për disa arsye specifike, si blerja e ushqimit për të shkuar në punë, shkollat ose vaksinimi.
Të pavaksinuarve do t’u kërkohet të testohen për të shkuar në punë, përveç nëse janë shëruar nga COVID-19.
Aksionet e Sllovakisë janë në përputhje me paralajmërimet e agjencisë shëndetësore të BE-së, e cila po bën thirrje për veprime urgjente që gjatë muajve dhjetor dhe janar të shmangin mbingarkesën në spitale.
Po kështu, të premten Holanda do të shpallë masat e reja ant-COVID. Në këtë shtet raportohet për më shumë se 23.700 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Me synimin për të nxitur sa më shumë vaksinimin, Italia ka shtrënguar masat ndaj njerëzve që nuk dëshirojnë të marrin një vaksinë anti-COVID. Atyre u kufizohet aksesi në një sërë shërbimesh, ndërkohë që vaksinat po bëhen të detyrueshme për një grup më të gjerë punonjësish të sektorit publik.
“Ne po shohim një situatë shumë të rëndë në vendet fqinje, po shohim gjithashtu që situata në Itali po përkeqësohet ngadalë e në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i Italisë.
Portugalia, me rreth 87% të popullsisë së saj tashmë të vaksinuar, po nxit dozën përforcuese. Qeveria është zotuar të japë doza të treta COVID për një të katërtën e popullsisë deri në fund të janarit për të përballuar “stuhinë pandemike”.
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)