Haxhiu: Koha e Berishës ka përfunduar, shqiptarëve nuk u duhet rikthimi në atë gjuhë
Koha e Berishës ka përfunduar, shqiptarëve nuk u duhet rikthimi në atë gjuhë agresive. Kështu tha analisti Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.
“Nuk jam i bindur se beteja brenda llojit dhe beteja me kundërshtarin janë të njëjta. Mosgatishmëria për të bërë luftë për lidership është problematike”, tha Haxhiu duke iu referuar përplasjeve brenda Partisë Demokratike.
Ai tha se Berisha me Ramën përballë kanë ngritur beteja të forta, ndërsa Lulzim Basha është për beteja “të brendshme e jo për lidership në Ballkan”.
Përzgjedhja e Berishës është e gabuar, më e gabuar se çfarëdo tjetër që mund të ndodh mes demokratëve, tha ndër tjerash Haxhiu.
“Unë kam menduar që koha e Berishës ka përfunduar, por si duket, nuk di se çfarë i duhet popullit shqiptar ta kuptojë që rikthimi në atë gjuhë është problematik”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha