Arta Dade: Politika në Shqipëri dhe Kosovë duhet t’i përgjigjet aspiratave të qytetarëve
Arta Dade, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë thotë se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’u përgjigjen aspiratave që kanë qytetarët e dy vendeve.
Znj. Dade theksoi se ndonëse bëhet fjalë për dy shtete të një kombi, kur vjen puna për ekonominë, në shkëmbimet tregtare nuk janë në nivel të lartë.
“Po të shikojmë shkëmbimet tregtare as Shqipëria dhe as Kosova, nuk e kanë shkëmbimin tregtar me vendin reciprok një ndër të parët po të shikojmë treguesit. Këtu lind pyetja si mund ta realizojmë konkretisht dëshirën që kanë shqiptarët”, u shpreh ish-ministrja.
Arta Dade tha se shpresonte që pas këtij sondazhi dy qeveritë të nxiten më shumë pasi deri tani bashkëpunimi dhe zbatimi i marrëveshjeve ka qenë vetëm në letër dhe sugjeron që në “lojë” të hyjnë dhe Parlamentet e dy vendeve.
“Mendoj që duhet nxitur më shumë qeveria që ato marrëveshje që nënshkruhen të zbatohen dhe të jepet një informacion deri në çfarë mase janë zbatuar marrëveshjet ekzistuese. Në këtë proces nuk duhen përfshirë vetëm qeveritë por edhe dy Parlamentet”, deklaroi ish-ministrja e Jashtme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane