Gjermania pritet të emërojë gruan e parë si ministre të Jashtme

26 Nëntor 2021 | 12:40

Partia e të Gjelbërve në Gjermani nominoi lideren e saj Annalena Baerbock në postin e ministres së Jashtme të vendit.

Për qeverinë e ardhshme ata propozuan Robert Habeck si zëvendëskancelar dhe ministër të ekonomisë.

Nominimet, së bashku me postet e tjera të kabinetit, u bënë të enjten në fillimin e një procesi konsultimi për të ratifikuar marrëveshjen e koalicionit qeveritar që partia ka arritur  me Social Demokratët (SPD) dhe Demokratët e Lirë (FDP. Te Gjelbrit për here te pare ne 16 vite janë pjese e qeverise

Nëse konfirmohet Baerbock do të jetë ministrja e parë grua në Gjermani që do të mbulojë Ministrinë e Jashtme.

Eksperte në të drejtën ndërkombëtare, 40 vjecarja është zotuar të vendosë të drejtat e njeriut në qendër të diplomacisë gjermane, duke premtuar një politike  më të ashpër me  Rusinë dhe Kinën pas pragmatizmit të drejtuar nga epoka e Merkelit.

Tre partnerët e koalicionit shpalosën vizionin e tyre dy ditë më parë se si të nxisin tranzicionin  e gjelbër në ekonominë më të madhe të Evropës, të përshpejtojnë dixhitalizimin dhe të aplikojnë disa politika social- liberale.

Të tre partitë kanë shkruar në marrëveshjen e tyre të koalicionit se si do të ndajnë postet e kabinetit. Rezultatet e votimit 10-ditor të 125,000 anëtarëve të të Gjelbërve mbi marrëveshjen e koalicionit priten gjatë fundjavës së parë të dhjetorit, afërsisht në të njëjtën kohë kur SPD dhe FDP presin të ratifikojnë marrëveshjen.

Kjo do të thotë se Olaf Scholz i SPD-së pritet të pasojë Angela Merkel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026