Sondazhi i Euronews Albania, Rama e Kurti flasin për bashkimin kombëtar
Edi Rama dhe Albin Kurti komentuan në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive sondazhin e Euronews Albania, se a duan të bashkohen shqiptarët me Kosovën.
“Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të ligjin në lidhje me fshehtësinë e votës – do të votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni se a do të ndodhi kjo apo jo, meqë ju po më provokoni po ju provokoj dhe unë. Kjo do të ndodhi një ditë. Unë them që po”, tha Rama.
Edhe kryeministri Kurti tha se është një proces historik të cilin nuk e përcaktojnë dot datën e mënyrën.
“Mua më duket që ka më shumë mos kuptim se sa keqkuptim te çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend të cilin e zgjedhim ose përzgjedhim. Ai është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve. Prandaj nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike, e të përcaktojmë data e mënyra”, tha Kurti.
Dje, në gjetjet e Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 20-29 tetor 2021, doli se katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nëse do të thirreshin sot në një referendum për këtë çështje.
Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve (mbi 90%) mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb i vetëm.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në